KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PUNËS
Parathënie
Kompania e shërbimit të përkthimit PSD doo bazuar në Kvedrova 5a cesta në Lublanë, ka hyrë në regjistrin e Gjykatës së Qarkut në Lublanë nën nr. 1/42604/00 dhe numrin tatimor SI65489616 (në tekstin e mëtejmë: PSD), së bashku me kompanitë filialet dhe kompanitë degët formuan një kompani ndërkombëtare që klientëve të saj u ofron shërbimet e mëposhtme: përkthime, revizione, redaktime, interpretime dhe përkthime të cerifikuara, si dhe shërbime të tjera që lidhen me përkthim, krijimin e ndërmarrjeve, këshillim në fushën e themelimi të kompanive, si dhe shërbime lidhura në këtë dhe përfitimet që rrjedhin nga shërbimet e lartëpërmendura dhe kontratat midis PSD dhe Klientit (në tekstin e mëtejmë: sistemi PSD). Sistemi i PSD-së përfshin një sistem të porosisë, internet aplikacioni PSD, sistem të punës SVK sistem (sistemi i menaxhimit të cilësisë) i standardizuar me EN 15038: 2007 dhe ISO 9001: 2008, PSD Extranet, faqja e internetit, anëtarësimi, licenca, si dhe të gjitha llojet e ofertave dhe përfitimeve që lidhen me shërbimet e kryera nga PSD.
PSD detyrimet kontraktuale dhe kërkesat e klientëve ka të drejtë t`i përmbush ose kryej nëpërmjet filialeve lokale PSD, të cilat në veprimet e tyre janë vazhdimisht aktive si asistentë të saj. Të gjitha marrëdhëniet kontraktuale të klientëve ekskluzivisht janë me PSD, dhe jo drejt filialeve të saj / kompanitë degët dhe për këtë shkak ato janë bazuar në aktivitetet e tyre, pra, kompanitë degët / filialet do të jetë përgjegjëse për detyrimet e punës / detyrave që kanë kryer për PSD, kështu klientët në mënyrë të vlefshme mund të drejtohen vetëm në PSD.
PSD kurdo qoftë mund të rrisë gamën e shërbimeve brenda PSD, gjegjësisht brenda njësisë së PSD apo kompanive tjera partnerë (në tekstin e mëtejmë: partnerët PSD) me të cilët ekziston marrëveshje bashkëpunimi, dhe kështu klientëve të tyre iu mundëson porositjen e shërbimeve këshilluese, duke përfshirë: këshilla për ndërmarrje, këshilla ligjore apo të taksave, këshilla financiare. Në rast të një porosie nga ana më e gjërë e shërbimeve, përgjegjësinë për kryerjen e shërbimeve kanë degët / filialet ose partnerët e biznesit apo kompanitë që kryejnë shërbime të tilla.
1) Lënda e marrëveshjes
1.1 Në përputhje me kushtet e përgjithshme, PSD ofron shërbime të cilat klientët i porosisin në bazë dhe në mënyrën siç është specifikuar ose rënë dakord mes klientëve dhe PSD.
2) Palët kontaktuese
2.1 Përveç bazës kontraktuese, siç përshkruhet në këto termat dhe kushtet e punës në mes klientëve dhe PSD nuk ka asnjë tjetër ligjore, dhe mbi të gjitha nuk ka marrëdhënie biznes juridike.
2.2 PSD lidh marrëdhënie kontraktuale vetëm me persona që janë mbi 18 vjeç. Nëse pala nuk është një i rritur, marrëdhëniet kontraktuale me PSD mund të lidhet vetëm me lejen me shkrim të përfaqësuesit të tyre ligjor.
3) Përdorimi i PSD sistemit dhe pagesa
3.1 Sistemi PSD ofron më shumë mënyra të pagesës së shërbimeve:
3.1.1.POROSIA PËRMES INTERNETIT
Mënyra më e thjeshtë për të porositur shërbimet tona. Porositja përmes internetit është e sigurtë dhe e shpejtë për shkak se e merrni shpejtë konfirmimin e porosinë tuaj. Përveç kësaj, në dispozicion për ju janë mënyra të ndryshme të pagesës për shërbimet tona, nëpërmjet Moneta (vetëm për Slloveni), e-bankare, mundësia e lëshimit të pro faturës apo lëshimi i një fature, nëpërmjet PayPal, etj. Porosia përmes internetit do të thotë mënyrë e shpejtë dhe efikase e porosisë, si dhe pranimin e të gjitha kushteve në faqen tonë të internetit, të tilla si çmimi, mënyra e prodhimit, afati i prodhimin, etj. Gjatë porosisë në internet, pala merr përsipër të përmbushë të gjitha detyrimet sipas kushteve të përcaktuara nga PSD.
Vini re!
Shërbimet konsiderohen të porositura kur PSD oferta është konfirmuar si më poshtë: nëpërmjet internetit, e-postës, formës së porosisë, PSD shërbimet e aplikacionit të Internetit (PSD App).
E rëndësishme!
Në rastin e porosisë dhe pagesës përmes internetit, kjo do të thotë se i keni lexuar këto terma dhe jeni dakord me ta.
Pavarësisht nga kushtet e listuara në faqen e internetit, PSD rezervon të drejtën për të modifikuar kushtet e listuara në faqen e internetit.
3.1.2.POROSIA PËRMES POSTËS ELEKTRONIKE
Përgjigje merrni në formë të ofertës informative brenda 8 orëve (në rast se jemi në pamundësi të bëjmë ofertën për këtë periudh ne ju informojmë për vones të ofertës). Për përgatitjen e ofertës informative na dërgoni sa më shumë të dhëna, të tilla si: teksti për përkthim, gjuha në të cilën duhet të përkthehet, kërkes për lekturë, afati i përkthimit dhe detaje të tjera. Vetëm pyetjet, gjegjësisht oferta jonë informative nuk llogaritet sikurse porosi e konfirmuar, deri atëherë kur klienti nuk e konfirmon porosinë (shih: Vini re) apo pagesa e shërbimeve brenda dhe sipas kushteve të përcaktuara në ofertën (zakonisht në formën e pro faturës). Në rast se shërbimi nuk paguhet brenda periudhës së specifikuar në ofertë, ose në qoftë se forma e porosisë nuk dërgohet (shih: Vini re), ne mendojmë se shërbimi nuk është porositur. Në këtë mënyrë, kërkesa juaj do të mbahet si porosi e evidentuar. Pavarësisht nga ngjarje të mëparshme, ju merrni shërbimin e dëshiruar, vetëm në rrethana të reja.
Vini re!
Ne besojmë se shërbimet janë porositur, kur oferta PSD konfirmohet si më poshtë: nëpërmjet internetit, e-postës, formës së porosisë dhe PSD aplikacionit të internetit (PSD App). Shërbimet, për të cilat para se të porositni është lidhur një kontratë e vlefshme janë porositen kur pala konfirmon ekzekutimin e shërbimeve (përmes e-postës, formularit të porosisë, PSD aplikacionit të internetit (PSD App)).
3.1.3. POROSIA PËRMES TELEFONIT
Përgjigje merrni në formë të ofertës informative brenda 8 orëve (në rast se jemi në pamundësi të bëjmë ofertën për këtë periudh ne ju informojmë për vones të ofertës). Për përgatitjen e ofertës informative na dërgoni sa më shumë të dhëna, të tilla si: teksti për përkthim, gjuha në të cilën duhet të përkthehet, kërkes për lekturë, afati i përkthimit dhe detaje të tjera. Porosia juaj përmes telefonit nuk do të llogaritet si porosi, patjetër duhet të konfirmoni porosinë siç është e përshkruar më poshtë në pjesën: Vini re.
Vini re!
Ne besojmë se shërbimet janë porositur, kur oferta PSD konfirmohet si më poshtë: nëpërmjet internetit, e-postës, formës së porosisë përmes aplikacioneve të internetit PSD (PSD App). Shërbimet për të cilat para porosisë lidhet një kontratë e vlefshme, porositet gjithmonë kur pala konfirmon ekzekutimin e shërbimeve (me e-postë, formën e porosisë, aplikacione i Internet PSD (PSD App)).
E rëndësishme!
Në rastin e blerjes përmes postës elektronike ose telefon, kuptohet se klienti ka lexuar këto kushte dhe të pajtohet me ta.
Pavarësisht nga kushtet e listuara në faqen e internetit, PSD rezervon të drejtën për të modifikuar kushtet e listuara në faqen e internetit.
3.1.4 POROSIA PËRMES APLIKACIONIT PSD EXTRANET
E rëndësishme!
Është e disponueshme për të gjihtë klientët të cilët përdorin PSD Extranet. Kusht për porositjen përmes PSD Extranet është aktivizimi i llogarisë përdoruese.
3.1.5. POROSITJE E SHPEJTË
Porositje e shpejtë merret në çfarëdo formë, të përshkruara në kushtet e pikave 3.1.1. – 3.1.4. Porositja e shpejtë duhet të merret në orët e hapjes së PSD-së dhe në këtë periudhë duhet të konfirmohet nga PSD. Në qoftë se PSD nuk e konfirmon performancën, ose dërgimin e ofertës brenda një ore, porosia e shpejtë nuk do të mund të realizohet.
Përgjigje për porosinë e shpejtë merrni në formë të ofertës informative brenda një ore edhe atë në rradhë të parë PSD ju njofton se nëse ekziston kapacitet për këtë lloj shërbimi. Për përgatitjen e ofertës informative na dërgoni sa më shumë të dhëna, të tilla si: teksti për përkthim, gjuha në të cilën duhet të përkthehet, kërkes për lekturë, afati i përkthimit dhe detaje të tjera. Porosia juaj përms telefonit nuk do të llogaritet si porosi, patjetër duhet të konfirmoni porosinë siç është e përshkruar më poshtë në pjesën: Vini re.
Vini re!
Ne besojmë se shërbimet janë porositur, kur oferta PSD konfirmohet si më poshtë: nëpërmjet internetit, e-postës, formës së porosisë përmes aplikacioneve të internetit PSD (PSD App). Shërbimet për të cilat para porosisë lidhet një kontratë e vlefshme, porositet gjithmonë kur pala konfirmon ekzekutimin e shërbimeve (me e-postë, formën e porosisë, aplikacione i Internet PSD (PSD App)).
E rëndësishme!
Në rastin e blerjes përmes postës elektronike ose telefon, kuptohet se klienti ka lexuar këto kushte dhe të pajtohet me ta.
Pavarësisht nga kushtet e listuara në faqen e internetit, PSD rezervon të drejtën për të modifikuar kushtet e listuara në faqen e internetit.
3.2. Mënyra e pagesës:
PSD mund të kërkojë pagesën e menjëhershme gjegjësisht parapagim ose pagesën brenda 8 ditësh. Për shtyerjen e afatit të pagesës, PSD bie dakord veçanërisht me klientët
PSD mundëson dhe pagesën përmes Moneta ose PayPal.
Trajnimet
3.3. Brenda mundësive të saj dhe në veçanti nëse klientët kanë dëshirë, PSD do të organizojë trajnim informativ falas për sistemin PSD dhe rregullisht do të informojë klientët në lidhje me mundësitë për pjesëmarrje në trajnime të tilla. Klientët nuk mund të përfitojnë kërkesë ligjore për të kërkuar të organizohet një trajnim i tillë informativ. Përgjegjësia e PSD-së për çdo dëm të këtij titulli është e përjashtuar.
4) Regjistrimi në Extranet dhe fjalëkalimi
4.1. Kur klientët regjistrohen për herë të parë në aplikacionin PSD extranet përmes faqës së internetit PSD, fjalëkalimi i dërgohet me SMS ose me e-postë, në informacionet që i ka dhënë më herët. Gjatë procesit të regjistrimit, ose gjatë ndonjë ndryshimi të mëvonshëm, klienti duhet t`ju referohet udhëzimeve dhe këshillave të cilat gjenden në faqen e internetit të PSD dhe kushtet për përdorimin e PSD Extranet. Pas kërkesës elektronike, klientit në e-postën ose telefonin celular i dërgohen kode të tjera për qasje. Më shumë për kushtet e përdorimit të PSD Extranet mund të gjenden në linkun e mëposhtëm
4.2. Fjalëkalimi që PSD dërgon përmes postës elektronike ose SMS që klienti domosdoshmërisht duhet ta ndryshojë është rreptësisht e besueshme. Përderisa ju shkruani fjalëkalimin, ju duhet të keni kujdes që të mos e shohë një palë e tretë. Fjalëkalimi kurrë nuk duhet të vihen në dispozicion të palëve të treta, në mënyrë të veçantë nuk duhet të ruhen në telefon celular.
4.3. Nëse klienti konstaton abuzimin e fjalëkalimit të tij për të hyrë në faqen e internetit të PSD dhe Extranet, duhet urgjentisht të informojë PSD që ajo të bllokojë qasjen. Pas ndryshimit të të dhënave, klienti sërish me SMS ose e-postë merr ndryshimin e të dhënave të qasjes. Për dëmin që do t’i shkaktohet klientit prej këtij abuzimi, vetë klieti është përgjegjës.
5) Përfitimet
5.1. Për bashkëpunim me sistemin PSD klientit herë pas here dhe / ose rregullisht i lejohet të blejë shërbime në kushte më të favorshme. PSD veçanërisht inkurajon përdorimin e sistemit të PSD, duke mbuluar Extranet komunikimit.
5.2. Dispozitat më të hollësishme dhe sqarime të mëtejshme në këtë drejtim gjenden në shtojcën “Sistemi PSD Extranet”. Kjo bashkangjitje në versionin e tanishëm është në dispozicion në hyrjen e parë në PSD dhe PSD Extranet.
5.3. Klienti arrin të drejtën e përfitimeve nga PSD që rezulton nga përdorimi i PSD Extranet, edhe duke marrë parasysh rregullat e listuara në sistemin extranet.
6) Përgjegjësia
6.1.Përtej përgjegjësisë për dëmin personal, për të gjitha dëmet e tjera PSD është përgjegjëse vetëm në rastin e neglizhencës apo me qëllim ka shkaktuar dëme.
6.2. PSD nuk merr asnjë përgjegjësi për disponueshmërinë e vazhdueshme e faqes së internetit, SMS-shërbimeve, dhe mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi për rrjetet e telefonisë mobile, internet, çdo terminale kartë për EC, për funksionimin e pajisjeve të lëvizshme dhe të sistemit PSD. Për mosrealizim të tillë dhe mos funskionim PSD është përgjegjëse vetëm nëse ka shkaktuar nga pakujdesia e madhe apo me qëllim.
6.3. Përgjegjësinë për dëmin, PSD е ka përshkruar në pikën e përgjegjësive. Klauzola është në dispozicion të PSD-së. Në rast se klienti dëshiron të ndryshojë përgjegjësinë e PSD, duhet të informonjë PSD-në. Pa konfirmim nga PSD, kushtet nuk mund të ndryshohet.
Para fillimit të bashkëpunimit ose kryerjen e projektit, klienti duhet të paralajmëroj PSD për rëndësinë e punës.
Vini re: KLAUZË E RËNDËSISHME!
Rëndësia e punës mund të përkufizohet si:
Punë e brendshme apo përdorim të brendshëm, apo rëndësia e ulët;
Punë e rëndësishme, ku tekstin e lexon klienti (katalogë, faqet e internetit, prezantime, seminare, etj) apo rëndësia më e lartë;
Shumë të rëndësishme (vlera e kësaj pune mund të jetë 50.000 deri më 50 milion euro ose më shumë), duke përfshirë: përkthimeve të ofertave, konkurse, kontratat, etj, apo një rëndësie të lartë.
7. Garancioni, kompensimi i dëmit ose kërkesa të tjera për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve, gjegjësisht për shkak të gabimeve ose mangësive të cilët janë të pëshkruara detajisht dhe mund të kontrrollohen
7.1. Të gjitha kërkesat eventuale në lidhje me garancinë, kompensim të dëmeve, gabimeve ose kërkesa të tjera për shkak të mos plotësimit të kërkesave, klientët mund t`i kryejnë përmes PSD-së, gjegjësish prej degëve të saja, përmes ndërmarrjeve partnere ose përmes kompanive të lidhura (më tutje: PSD-njësia), tek e cila klienti ka porositur shërbimin. Klienti është i njoftuar se në rregullimin e këtyre kërkesave duhet të marrë parasysh marrëveshjen individuale kontraktuale në mes të dy partnerëve kontraktuale, ose PSD-së, në të cilin është porositur shërbimi.
7.2. Në çdo rast, klienti pajtohet me njësi individuale të PSD-së në lidhje me detyrimet që i siguron PSD. Kështu, sigurimi i seksionit 6.3. vlen vetëm për PSD-njësi Lubjanë, gjegjësisht kompania PSD doo bazuar në Kvedrova 5a cesta në Lubjanë, ka hyrë në regjistrin e Gjykatës së Qarkut të Lublanës nën nr.:. 1/42604/00. Për kompani të tjera dhe përgjegjësitë e tyre duhet të merret një shpjegim me shkrim nga njësia individuale e PSD, përgjegjësit individuale e njësisë së caktuar mund t`i shihni në linkun më poshtë.
7.3. Më shumë në lidhje me këtë dhe për ankesa në pikën 11.
8) Përfundimi i marrëveshjes nga ana e klientit
8.1. Klienti ka të drejtë në çdo kohë me një deklaratë me shkrim të ndërpresë marrëveshjen me PSD apo marrëdhënia të ndërpritet në mënyrë siç thuhet në kontratë midis PSD dhe klientit. Klienti, siç përshkruhet në pikën 12.4. nga këto kushte, ka detyrime ndaj PSD.
8.2. Klienti është i obliguar të përmbush çfarëdo angazhimi eventual të papërmbushur në kohën e përfundimit të bashkëpunimit.
9) Përfundimi dhe përcjellja e të dhënave
9.1. PSD kërkon, i ruan dhe përpunon të dhënat e përgjithshme të klientëve, si dhe të dhënat personale, të cilën i kanë ndërmjetësuar në kuadër të statusit të marrëveshjes dhe që, në kuadër të verifikimit të identitetit të tyre dhe kompetencave ligjore do të ndërmjetësojë në palën e tretë. Klienti ka dhënë pëlqimin.
9.2. Të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara të klientëve përdoren për të kryer shërbime në lidhje me shërbimet e PSD dhe jo të ndërmjetësojnë për palë të treta për qëllime të tjera.
9.3. PSD ka të drejtë të arbitrojë të dhënat e gjetura dhe të përpunuara për shërbimet e njësive tjera të PSD-së me qëllim që ato njësi të jenë të afta të kryejnë shërbime.
9.4. Klienti pranon të dhënat e tij personale të ruhen, të jenë të përpunuara dhe të ndërmjetësohen nëpërmjet sistemit PSD si të nevojshme për të rregulluar marrëdhëniet e saj të biznesit. Kjo marrëveshja mund të përfundojë në çdo kohë.
9.5. Nëse PSD gjatë përpunimit merr të dhëna personale, klienti është i detyruar të informojë PSD për dërgimin e përpunimit të të dhënave personale, ndërsa me PSD është i detyruar të ofrojë marrëveshje të veçantë për përpunimin e të dhënave personale nga PSD, të cilat nuk janë të rregulluara me këtë Rregullore të Përgjithshme.
10) Ndryshime/ plotësim i marrëveshjes
10.1. Ndryshimet në përmbajtjen e kontratës duhet të jetë në formë të shkruar; kjo vlen edhe për rastin kur ndërpritet kontrata. Kërkesa për të shkruar mund të plotësohen dhe të transferojë këto ndryshime me faks ose e-postë. Nëse ka një ndryshim në kushtet e kontratës, duhet të rivendoset vetëm dhe të publikuara në faqen e internetit të PSD. Derisa publikohen në faqen e internetit të PSD-së këto kushte për klientin janë të deryrueshme, nëse nuk janë të shkruara ndryshe në marrëveshjen për bashkëpunim, e cila është lidhur me shkrim. Ndryshimet në këto kushte aplikohen në zgjidhjen e marrëdhënies midis PSD dhe klienteve, që nga momenti i publikimit të tyre, dmth pasi PSD do të informojnë klientët e tyre se ka një marrëveshje të shkruar dhe kur lidh aneks si shtojcë për ndryshimet e deklaruara.
10.2. Ndryshimet e propozuara të kontratës klienti mund që të komunikohet përmes postës elektronike, në adresën e fundit elektronike.
11) Ankesat
11.1. Klientët për parregullsitë ose mangësitë duhet të raportojnë në përfaqësuesit e PSD, me telefon ose përmes postës elektronike.
Ankesat pranohen në afat prej 8 ditë nga dita e dorëzimit të përkthimit. Në këtë afat përmirësimi i gabimeve është falas, kurse pas kalimit të afatit 8 ditësh përmirësimi i gabimeve paguhet.
11.2. Në qoftë se duke gjykuar nga përmbajtja, ankesa mund të zgjidhet në afat prej 8 ditësh (masa urgjente nga PSD), kurse klienti nuk reagon menjëherë ndaj gabimit dhe parregullsia nuk e informon personin përgjegjës, kuptohet se klienti pajtohet me shërbimin ( për shembull. gabime drejtëshkrimore, gabime shtypni, etj) kështu humb të drejtë të lajmërojë parregullsit e mëvonshme.
11.3. Në rast se ka numër më të madh të faqeve të përkthyera (më shumë se 100 faqe të përkthyera) klienti ka të drejtë të vazhdojë afatin e ankesës, më së shumti deri më 30 ditë nda dita e përfundimit të shërbimit.
11.4. Në rast kur klienti lëshon mundësinë e afatet për të lajmëruar ankesën, përmirësimi i gabimeve paguhet.
12.Anulimi i porosisë
12.1. Klineti ka të drejtë të anulojë porosinë.
12.2. PSD duhet të marrë anulimin në formë të shkruar ose përmes postës elektronike, jo më vonë se një orë pas porosisë zyrtare ( në atë rast porosi zyrtare llogaritet porosi përmes postës elektronike). Pas kësaj periudhe kohore porosia nuk mund të anulohet, gjegjësish në rast të anulimit, klienti është i detyruar të paguaj shumën e porosisë.
12.3. Në rast se porosia është marrë me afat për tu kryer “ditën e nesërme”, (porositje urgjente) dhe atë porosi klienti nuk e ka ndërprerë (ose është përpjekur të kryejë ndërprerje jashtë orarit të punës së PSD-së), në çdo rast është e nevojshme të paguaj shpenzimet e përmendura në pikën 12.4.
12.4. PSD ka të drejtë të marrë konpensim për harxhimet e mëposhtme:
– numrin e faqeve të përkthyera/ orëve deri në momentin kur klienti ka anuluar porosinë nga PSD (në këtë rast mund të merret parasysh numri i faqeve të përkthyera deri në kohën kur faktikisht PSD ka rënë në kontakt me prodhuesin, derisa shërbimin e kryen prodhuesi, gjegjësisht atëherë kur PSD i deklaron prodhuesit se duhet të ndërpritet shërbimi);
– harxhime tjera eventuale.
13) Ruajtja e të dhënave
13.1. PSD i ruan të gjitha të dhënat e klientëve në pajtueshmëri me legjislacionin aktual dhe rregulloret e brendshme për ruajtjen e të dhënave sekrete.
14) Mos puna, funskionim i dëmtuar dhe përdorimi i internet faqes së PSD-së
14.1. Në rast se faqja e internetit të PSD nuk mund të punojë ose të jetë ndërprerë aktiviteti i saj, klienti mund të njoftojë PSD-në dhe në këtë rast klienti ka ndërmjetësuar kushtet e tij ndryshe.
14.2. Në rast se faqja e internetit ose aplikacioni PSD nuk punon siç duhet, klienti është i detyruar të bie në kontakt me PSD-në përmes telefonit gjegjësish përmes e-postës.
15) Dispozitat përfundimtare dhe kushtet e veçanta
15.1. Në faqen e internetit të PSD-së nuk janë të publikuar çmimet e shërbimeve, por janë të publikuara vetëm vlera informative, në rast se ju keni porositur nëpërmjet formës elektronike “ofertë të shpejta informative”, ose në rastin e poroosisë dhe pagesë të shërbimeve:
– PSD jep formë të porosisë ose pro faturë me TVSH (sipas legjislacionit aktual jashtë vendit, PSD nuk lëshon TVSH, nëse për atë ka kusht)
– në faqen e internetit PSD tregon të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me pagesën. Çmimet nuk përfshijnë TVSH. Për llogaritjen e TVSH-së, pala mund të marrë informacion në faqen e internetit të PSD-së (lista e çmimeve), ose PSD.
15.2. Për të gjitha aktivitetet jashtë sistemit PSD aktual (sidomos të gjitha këshilla dhe përgjigje) për të cilën Marrëveshja në thelb nuk përfshinë dispozita për shpenzimet, PSD ka të drejtë të kërkojë pagimin e shpenzimeve për përpunimin e tyre; me rregull, falas janë vetëm përgjigjet e përgjithshme ose pyetje të shkurtra për gjëra konkrete.
15.3. Gjatë përdorimit të sistemit të PSD-së, si dhe më vonë,klienti në asnjë formë nuk ka të drejtë të përdorë marka verbale tregëtare, marka imazhe tregëtare, markave verbalo-imazhe apo shenjave të tjera dalluese të PSD, që janë pamje e zakonshme në treg.
15.4. Klienti është i detyruar të mos hyjë në kontakt me perkthyes (nënkontraktorët PSD), pa pëlqimin e shprehur të PSD.
15.7. Nëse ndodh shkelje e detyrimeve nga pikët 15.3. deri 15.4., klienti është i detyruar të paguajë gjobën PSD-së prej 15,000.00 EUR për çdo rast të shkeljes, në rastet kur puna nuk do të përfundojë si duhet dhe në qoftë se PSD nuk ka shkaktuar asnjë dëm.
16) Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve për të gjitha mosmarrëveshjet përdoret ligji slloven dhe gjykata kompetente në Lublanë.
Vini re: Në bashkëpunim me PSD nuk ka klauzola të fshehura!
Klauzolë mbi përgjegjësinë e dëmeve:
PSD përgjegjësia e saj ndaj klientit e kufizon deri më 50.000 euro. Në rast se klienti dëshiron të ndryshojë përgjegjësinë e PSD duhet të informojë PSD. Pa konfirmim e PSD, kushtet nuk mund të ndryshohet.
Para fillimit të bashkëpunimit ose para fillimit të projektit, klienti duhet të paralajmëroj PSD për rëndësinë e punës. Rëndësia e punës mund të përkufizohet si:
Punë e brendshme apo përdorim të brendshëm, apo rëndësia e ulët;
Punë e rëndësishme, ku tekstin e lexon klienti (katalogë, faqet e internetit, prezantime, seminare, etj) apo rëndësia më e lartë;
Shumë të rëndësishme (vlera e kësaj pune mund të jetë 50.000 deri më 50 milion euro ose më shumë), duke përfshirë: përkthimeve të ofertave, konkurse, kontratat, etj, apo një rëndësie të lartë.
Këto kushte të përgjithëshme vlejnë nga 1.5.2016.