American Translators Association (ATA)(Shoqata Amerikane e Përkthyesve - SHAP)
SHAP është shoqatë profesionale e themeluar me qëllim që të përparojë profesionin e përkthimit dhe interpretimit dhe ta nxit zhvillimin profesional të përkthyesve dhe interpretuesve. Shoqata numëron 11.000 anëtarë në më shumë se 90 shtete, në mesin e të cilëve ka përkthyes, interpretues, profesorë, menaxherë projektesh,programues softuerikë dhe të uebit, pronarë të kompanive gjuhësore, spitale, agjenci universitetesh dhe qeveritare.
Anëtarësimi në shoqatë vlen për individë (aktivë, me korrespondencë, bashkëpunëtorë dhe studentë) dhe për organizata (kompani dhe institucione).