Përkthime të shpejta–24/7 T
Porositni përkthim dhe e fitoni ato brenda 24 orëve. Ju mundësojmë edhe pagesën e menjëhershme të përkthimit.
Përkthimin ua bëjmë brenda24 orëve. Përveç porosisë dhe realizimit, shërbimi mundëson edhe pagesën dhe garancinë e realizimit të shërbimit në afatin e përcaktuar (24, 48 ose 72 orë), përndryshe shërbimi gjithmonë varet nga kombinimi gjuhësor. Te disa kombinime brenda një dite mund të përkthehen përafërsisht 3 faqe (750 fjalë).
Shënim!
Shërbimi 24/7 T do të jetë në dispozicion nga dhjetori i vitit 2017. Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Në çka duhet të jam posaçërisht i vëmendshëm?
Te porosia 24/7 T duhet të jam i kujdesshëm në lexueshmërinë e dokumentit, pra, nuk mund të dërgoj (uploadoj) bashkëngjitje, gjegjësisht dokumente që nuk janë të lexueshme. Dokumentet e preferuara janë Word, Excel, PDF (por sidoqoftë i vërtetoj a janë të lexueshme dhe a ka fotografi të mbyllura, fusha në vetë dokumentin).
PSD-ja nuk do të pranojë asnjë reklamacion për shkak të vonesës gjatë dorëzimit, nëse pala nuk i respekton ato që u ceken më sipër!
Çka është 24/7 T dhe përse 24/7 T?
24/7 T është shërbim që mundëson optimizimin e kohës suaj që nga porosia e deri te pranimi i produktit final. Përkthimin e fitoni në afatin e përcaktuar, ndërsa ne do të kujdesemi që përkthimi të jetë në afatin e caktuar në adresën e e-mailit tuaj ose në profilin PSD Extranet. Shërbimi është posaçërisht interesant për të gjithë ju, që udhëtoni shpesh dhe që në momentin e fundit konstatoni se u duhet edhe përkthimi para ndonjë takimi jashtë vendit.
Kujt i dedikohet shërbimi 24/7 T?
Të gjithë juve, që për shkak të ngutjes nuk keni kohë të komunikoni me zyrën tonë, si dhe për shkak të mungesës së kohës, mund ta dërgoni përkthimin vetëm nëpërmjet e-mailit. Të gjithë juve, që dëshironi ta siguroni përkthimin në kohën saktësisht të përcaktuar, u këshillojmë që shërbimin ta paguani fill pas porosisë.
Sa shpejt e dorëzoni përkthimin e porositur nëpërmjet 24/7 T?
Përkthimet e dorëzuara me anë të postës/postës së shpejtë/ korrierit kanë një kohë të caktuar të vonesës, që varet nga shpejtësia e dorëzimit të shërbimit të caktuar të shpërndarjes.
Çka do të thotë shuma e përcaktuar 24/7 T?
Nëse paraprakisht jeni marrë vesh për shpenzimin e shërbimit me dikë nga zyra jonë dhe atë e keni të vërtetuar me e-mail, shërbimin mund ta porositni nëpërmjet 24/7 Т dhe ta paguani sipas çmimit paraprakisht të përcaktuar. Në këtë rast, të punësuarit tanë do t’i kontrollojnë kushtet e marra vesh dhe në mënyrë plotësisht të njëjtë do ta dorëzojnë shërbimin në afat prej 24/48/72 orëve.
Si e paguaj shërbimin 24/7 T?
Përkthimin e porositur e paguani me anë të internetit. Në pjesën e veçuar të ueb faqes Pagesat, sistemi do t’ju ofrojë mundësi të ndryshme të pagesës.
Me rëndësi!
24/7 T vetëm nëse paguhet?
24/7 T është shërbim të cilin, nëse e paguani, e fitoni në afatin e caktuar. Të gjitha marrëveshjet dhe porositë tjera që vijnë me anë të e-mailit, ueb faqes etj. i punojmë si porosi dhe për këtë e dërgojmë ofertën me afatet e dorëzimit.
24/7 T vetëm gjatë orarit të punës?
Shërbimin mund ta porositni kur të dëshironi, pasi është i automatizuar, por duhet të keni kujdes në zonat kohore të zyrave tona. Përkthimi i porositur gjithmonë do të pranohet në fillim të orarit të punës. Më shumë për zonat kohore në të cilat funksionojmë dhe në cilën më së shpejti mund ta porositni përkthimin këtu.
Shërbimi është i automatizuar.
Të gjithë porositësit tjerë për përkthime të shpejta mund të drejtoheni në cilëndo prej zyrave tona. Thirrni.
Nëse për një orë nuk e merrni vërtetimin, na thirrni!
Nëse për një orë pas pagesës së porosisë, në e-mailin tuaj nuk arrin përgjigjja automatike për fillimin e projektit, na lajmëroni pa humbur kohë. Më shumë për zonat kohore dhe për mënyrën e njoftimit, nëse klikoni këtu.
SOS-telefoni
Për ju kemi paraparë më shumë mundësi të lajmërimit.
Thirrni numrin: 080 24 24 ose: +386 1 541 61 26, gjegjësisht lajmërohuni edhe/ose dërgoni SMS në: +386 30 661 661; dhe do të përgjigjemi sa më shpejtë të jetë e mundur.
