Kushtet e përdorimit dhe realizimit të shërbimit – përkthime 24/7 T
1 Sigurimi i përkthimit për 24/48/72 orë (24/7 T)
1.1 Sigurimi
PSD Group (PSD) garanton realizimin me kohë të shërbimeve, në kushtet e publikuara në ueb faqe (Kushtet e përgjithshme afariste dhe Kushtet e përdorimit dhe realizimit të shërbimit 24/7 T). Porositë i pranojmë gjatë orarit të punës (për orarin e punës së PSD do të informoheni në ueb faqen e PSD-së ose drejtpërdrejt te ne). Porosia dhe pagesa e përkthimit nëpërmjet shërbimit 24/7 T garantojnë dërgimin e përkthimit në e-postën tuaj, ose në profilin PSD Extranet. Për mënyrat tjera të dorëzimit të shërbimeve, duhet posaçërisht të merreni vesh me PSD-në, e nëse këto janë të mundshme, i kryejmë (për shembull: posta e shpejtë, me ç’rast shpenzimet i mbulon pala etj.)
1.2 Dorëzimi i shërbimit
Nëse PSD-ja nuk e dorëzon shërbimin deri në afatin e caktuar, pala ka të drejtë në kthimin e shumës së pagesës (më shumë për lartësinë e shumës për kthim, në pjesën »Kthimi i pagesës«). Paratë i kthehen palës sipas kushteve të përshkruara në pjesën »Kthimi i shumës së paguar«.
1.3 Njoftimi brenda një ore
PSD-ja obligohet, që pas pranimit të njoftimit për shumën e paguar menjëherë, më së voni brenda një ore, do ta njoftojë palën për fillimin e projektit. Më së voni brenda dy orësh, PSD-ja faktikisht fillon realizimin e projektit.
1.4 Obligimet e palës
Nëse pala, brenda një ore, nuk merr nga PSD-ja vërtetimin për pranimin e shumës së paguar, ajo është e obliguar ta kontaktojë njërën prej zyrave të PSD-së, e cila, varësisht nga zona kohore, mund ta pranojë lajmërimin e palës. Lista e zyrave në dispozicion, varësisht nga zonat e ndryshme kohore, është dhënë në pikën 2.5.
1.5 Funksionimi i zyrave të PSD-së
Gjatë orarit të punës së zyrave, PSD-ja garanton përpunimin e menjëhershëm të të dhënave të palës që e ka porositur shërbimin 24/7 T. Jashtë orarit të funksionimit të zyrave, të shënuar në listën e zyrave në dispozicion, PSD-ja nuk mban përgjegjësi për vonesat eventuale në realizimin e projektit.
1.6 Mosfunksionimi i zyrave të PSD-së
Jashtë orarit të punës së zyrave të PSD-së, pala mund të dërgojë porosinë e cila do të përpunohet nga personi kujdestar. Pavarësisht nga personi kujdestar, në periudhën kalimtare, për shërbimin e porositur do të llogaritet koha e hapjes së zyrës së PSD-së, GMT +1 (Lubjanë, Berlin, Paris). Me këtë rast, pala mund ta llogarit vet datën e dorëzimit të shërbimit. Koha e mosfunksionimit të zyrave të PSD-së është koha kur ato janë të mbyllura pas orarit të punës, gjatë vikendeve dhe festave.
1.7 Periudha kalimtare
Si periudhë kalimtare e shërbimit 24/7 T llogaritet periudha nga 1.1.2018 deri më 1.1.2019.
2 Anulimi i porosisë
2.1 Porosia 24/7 T mund të anulohet.
2.2 Si edhe te anulimet e porosive, të cekura në Kushtet e përgjithshme, llogaritet numri faktik i faqeve të përkthyera deri në momentin e anulimit, si dhe shpenzimet eventuale për përpunimin e porosisë (shih: shpenzimet manipulative për përpunimin e porosisë ose pika 2.3).
2.3 Mbetja e shumës së paguar i kthehet palës (përveç shpenzimeve manipulative për përpunimin e porosisë, që sillen prej 20 deri në 50 €, gjegjësisht prej 100 deri më së shumti 500 € te anulimet/reklamacionet e vlerave të larta, domethënë te porositë mbi 2.000 €). Shumën e saktë të shpenzimit manipulativ e përcakton PSD-ja.
Disa shembuj të shpenzimeve manipulative:
– gjithë puna e kryer deri në momentin e anulimit;
– ora e punës (ora e parë është e pandashme, pas saj llogariten intervalet 15 minutëshe);
– bisedimet me palën (llogaritja në 15 minuta);
– përgatitja e ofertave, përkthimit, fjalorëve etj. (shih: pika 2.7);
– shpenzimet tjera manipulative.
2.4 Gjatë anulimit të porosisë e marrim parasysh zonën kohore, në të cilën pala e ka porositur shërbimin në PSD, domethënë edhe orarin e punës së zyrave të PSD-së.
2.5 Më shumë për orarin e punës së zyrave të PSD-së mund të gjeni në lidhjen në vijim.
2.6 Anulimi i porosisë mund të ndodhë faktikisht në fjalën e fundit të përkthyer, që është e përkthyer në momentin e anulimit, për këtë të gjitha tekstet e përkthyera llogariten sipas çmimit të përcaktuar më parë me shtojca eventuale për shkak të përpunimit të anulimit të porosisë. Mjetet e mbetura të paguara, nëse ekzistojnë, i kthehen palës.
2.7 Në shtojcën eventuale të anulimit të pagesës, bën pjesë edhe rritja e çmimit të përcaktuar të përkthimit deri në më së shumti 50 % nga çmimi i përcaktuar, për shkak të shpenzimit i cili është shkaktuar gjatë përgatitjes për përkthim, punimit eventual të glosarëve, gjatë hulumtimit etj. Lartësinë e saktë të shtojcës, gjegjësisht të rritjes së çmimit të përcaktuar të përkthimit në rastin e anulimit të porosisë, e përcakton PSD-ja.
3 E drejta e reklamacionit
3.1 E drejta e reklamacionit ekziston për të gjitha porositë, ku: pala duhet të dëshmojë se përkthimi është i gabuar (është transmetuar kuptimi i gabuar nga origjinali në përkthim, përshkrimi i gabimit: P 01 vër. kodi i brendshëm i PSD-së), edhe përkundër asaj se në fillim ka siguruar fjalorë dhe materiale adekuate, gjegjësisht ka paguar në internet për faqet ose dokumentet e rrjetit, ku përkthyesi do të mundë ta gjente terminologjinë që duhej ta përdorte.
3.2 Pala ka të drejtë në kthimin e parave, nëse realizuesi nuk ka arritur t’ia sigurojë kualitetin e produktit final, më së shumti në afatin dyfish më të gjatë se afati i dorëzimit të vet përkthimit, pra nga dita/ora, kur është ankuar pala, gjegjësisht nëse pala qysh para porosisë ka cekur se dëshiron garanci 100 për qind të kualitetit dhe këtë ka bërë pagesën përkatëse.
4 Kthimi i pagesës
4.1 Kthimi i pagesës, gjegjësisht shumës së pjesshme të pagesës, kryhet ashtu që palës i kthehen mjetet e kontraktuara në llogarinë PayPal, në TRR (mjetet kthehen në TRR, nëse nuk është i mundur kthimi automatik në kartën kreditore ose në kartën nga e cila pala e ka bërë pagesën) ose në kartën kreditore (nëse ekziston një mundësi e tillë). Nëse shpenzimet për kthimin e shumës së paguar të palës janë më të mëdha se shpenzimet manipulative, të cilat PSD-ja i mban me rastin e kthimit eventual të parave, kthimi i pagesës nuk bëhet.
- PSD-ja nuk i kthen provizionet e institucioneve pagesore, siç janë bankat, PayPal-i, etj.
- Kthimi bëhet në një afat jo më të gjatë se 30 ditësh.
4.2 Shuma në të mirë
Pala mund ta shfrytëzojë kthimin e shumës së paguar në formën e shumës në të mirë, të cilën mund ta përdorë për porositë e mëvonshme. Vlefshmëria e shumës në të mirë është 12 muaj.
5 Siguria gjatë realizimit të pagesës
5.1 Pagesa për 24/7 T mund të bëhet nëpërmes PayPal-it ose të kartave të pagesës. Për mënyrat tjera të pagesës, informohuni në ueb faqe, gjegjësisht te PSD-ja.
5.2 Pagesat PayPal bëhen direkt nëpërmes PayPal-it, kështu që PSD-ja në momentin e pagesës nuk ka qasje në të dhënat tuaja. PayPal-i e lajmëron PSD-në, kur pala e bën pagesën. Menjëherë pas pranimit të lajmërimit, fillon realizimi i projektit. Në rast të vonesave eventuale të lajmërimit, sistemi PSD do të dërgojë e-postën me lajmërimin për fillimin e realizimit të projektit. Nëse nuk e merrni e-postën/lajmërimin brenda një ore, menjëherë duhet të na lajmëroni. Të dhënat e kontaktit varen nga shteti, gjegjësisht nga zona kohore në të cilën bëni porosinë.
5.3 Pagesat me karta pagesore po ashtu bëhen nëpërmes sistemit PayPal, gjegjësisht partnerëve të PayPal-it. PSD-ja nuk e fiton të dhënën se nga cila kartë pagesore pala e ka bërë blerjen, për këtë arsye pala detyrimisht duhet ta shënojë mënyrën e pagesës.
5.4 PSD-ja nuk mban përgjegjësi për keqpërdorimin eventual gjatë pagesës.
Më shumë për sigurinë e pagesës edhe nëpërmjet lidhjes.
Kushtet për realizimin e garancisë së kënaqësisë 100 për qind
1 Kushtet për marrjen parasysh të garancisë dhe vlefshmëria e saj
1.1 Garancia e kënaqësisë 100 për qind merret parasysh vetëm te porosia e shërbimit të plotë (përkthimi, kontrolli, revizioni, redaktimi, lektorimi, kontrolli përfundimtar), pikërisht me respektimin e Kushteve të përgjithshme të bashkëpunimit si dhe udhëzimeve të PSD-së për realizimin e projektit ( p.sh. ndërmjetësimi i materialit shtesë, fjalorit të termeve profesionale etj.)
2 Kthimi i pakusht i parave
2.1 Gjatë respektimit të kushteve të PSD-së për fitimin e garancisë së kënaqësisë 100 për qind, gjatë porosisë dhe pagesës së shërbimit 24/7 T, pala ka të drejtë në kthimin 100 për qind të parave (të zvogëluara për lartësinë e shumës për shpenzimet manipulative), nëse PSD-ja vonon me realizimin e shërbimit, përveç nëse në dorëzimin e përkthimit ndikojnë faktorët e jashtëm, gjegjësisht fuqia madhore, posaçërisht ndërprerja e internetit, sëmundja dhe kushtet tjera, që ndikojnë në paraqitjen e fuqisë madhore.
2.2 Pavarësisht të së drejtës për kthimin e parave, PSD-ja e mban shumën e shpenzimeve manipulative, të përmendura në pikën 2.3 nga Kushtet 24/7 T.
Lubjanë, 31.12.2017


